Biznese
67 Shikime

AL TRADE CENTER SH.P.K.

Fusha e aktivitetit primar:
F (41 – 43) Ndërtimtari
Kodi i aktivitetit primar sipas NACE 2: 4120
Viti i themelimit: 2022
e-maili: altradevllezeritasllani@gmail.com
Komuna: Fushë Kosovë
Adresa: Gllogoc, Rr.Jasharajve, pn.
Numri i regjistrimit (NUI, NF, NR, ID): 811999567
Whatsapp: +38348777888
Facebook: https://www.facebook.com/altradecenter

Historiku

Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi. Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë.

Si kompani, ka filluar veprimtarinë biznesore me orientim në furnizim të materialit ndërtimor. Pas një suksesi të madh në biznes në fushën e furnizimit me material ndërtimor, si dhe duke u nisë nga një bashkëpunim i suksesshëm me partnerë tjerë si Agjensioni Evropian për Rindërtim, shoqata të ndryshme jo-qeveritare dhe humanitare si dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, vizioni i vëllezërve Gashani ishte të shtriheshin edhe më gjerë me veprimtarinë biznesore.

Rreth “Al Trade Center”

Kështu që, në vitin 2012 bashkë-themelohët kompania tjetër Al Trade Center, duke u orientuar edhe në tregtinë me pakicë me qendrën e parë tregtare Al Trade Center, ku përurimi u bë me 21 Shkurt 2012 në Drenas, aty ku edhe gjendët sot selia e kompanisë amë Al Trade. Më vonë pason shtrirja e biznesit në fushën e ndërtimit dhe shitjes të banesave, me projekte tejet të suksesshme si Kompleksi Linda 1 dhe Linda 3 krahas kësaj edhe me patundshmëri.

Në të njëjtën kohë, rëndësi e veçante i kushtohet edhe themelimit të Institucionit Parashkollor Linda dhe aktiviteteve tjera biznesore. Al Trade Center në Kosovë po rritet në hap me kohën, qytetet ku aktualisht ne operojmë janë Fushë Kosova dhe Drenasi. Mirëpo, duke u nisë nga kërkesat e shumta për zgjerim dhe potencialin që kompania e ka, Al Trade Center planifikon qe së shpejti të zgjerojë aktivitetin biznesor me prezencën e shërbimeve edhe në vende tjera.

Ndërtimi i objekteve banesore dhe jobanesore Punime suvatimi Punime për veshjen e dyshemeve dhe mureve Përfundimi dhe finalizimi i punëve të tjera të ndërtesave Punimet e kulmit (çatisë) Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave Ndërtimi i projekteve të tjera të ndërtimit civil p.k.t. Testi i shpuarjes dhe shpuarja Instalime elektrike Instalime të tjera ndërtimore Zhvillimi i projekteve të ndërtimit
Biznese, Kategoria Gold
Shtoje tek të favorizuarat
Raporto ndonjë abuzim
© 2023 Business Community of Kosova. All rights reserved.