E konceptuar si një kompani, e cila bashkon realitetin e produkteve inovative në fushën e mobilimit dhe aksesorëve të saj me pritshmëritë e klientëve për një trend sa më bashkëkohor të këtyre produkteve, AHF, me një eksperiencë disa vjeçare në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë të aksesorëve të mobilerisë, i ka qëndruar besnike këtij qëllimi duke qenë në sintoni me të rejat teknologjike dhe inovative të tregut global të mobilimit.
Guximi dhe kreativiteti ka shoqëruar AHF në të gjitha përpjekjet e saja për t’i ofruar tregut vendas një seri të shumëllojshme artikujsh e shërbimesh me synimin e plotësimit të nevojave të tregut dhe në ndërtimin e profesionalizmit në komunikimin, shërbimin dhe marrëdhëniet mes palëve.
Falë këtij përkushtimi dhe entuziazmi, kompania jonë, është kthyer në pikë reference në këtë sektor. Për këtë arsye, AHF renditet sot si përfaqësuesja zyrtare e disa prej kompanive më prestigjioze sot në Europë në Azi dhe me gjerë, të cilat janë autoritete në fushën e prodhimit të aksesorëve të mobilerisë.
Ky besim i partnerëve ndërkombëtarë, e bën AHF të jetë njëkohësisht garancia më e mirë e klientëve tanë dhe njëkohësisht siguria e tyre në marrjen e produkteve më avantgarde dhe më cilësore në rang global.
Klienti dhe pritshmëritë e tij, janë në qëndër të vëmendjes së AHF. E pozicionuar me zyrat dhe magazinën qëndrore në Tiranë, si dhe me një rrjet të pikave të saj të shitjeve, ne përpiqemi që përmes besimit reciprok, korrektësisë në shërbim, si dhe shpejtësisë në plotësimin e kërkesave të klientëve tanë, të karakterizohemi si destinacioni kryesor për të gjithë klientët dhe dyqanet e shitjes së aksesorëve të mobiljeve, të dyqaneve të shitjes së materialeve të ndërtimit, të fabrikave të mëdha të prodhimit të mobiljeve, të prodhuesve të mesëm dhe të vegjël të mobilimit, si dhe të gjithë të interesuarve në produktet AHF.
Eksperienca e gjatë e AHf në këtë fushë e ka bërë atë të vecantë dhe shumë konkuruese në tregun e aksesorëve të mobilimit. Si pasojë e investimeve të shpeshta në këtë fushë, ajo tashmë është shndërruar në një njësi moderne të tregëtimit te teknologjive të fushës dhe përcaktuese e tregut dhe standarteve te tij në vend. Duke synuar mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e produkteve te tregëtuara prej saj, AHF shënon rritje të ndjeshme në këtë fushë si dhe në gamën e klientelës së saj.