Home Blogu Roli i odave ekonomike Dhoma juaj e tregtisë – Mbijetesa në vitin e parë
Dhoma juaj e tregtisë – Mbijetesa në vitin e parë

Dhoma juaj e tregtisë – Mbijetesa në vitin e parë

Mbijetesa në vitin e parë

Periudha 12 mujore.

Shumica e vullnetarëve nuk e dinë që profesionistët me eksperiencë janë të gatshëm të ndihmojnë organizimin e dhomës. Ata ose vetorganizohen ose përfshijnë punësimin e një avokati. Pas kësaj, vullnetarët lejohen të kompletojnë pjesën tjetër.

Përderisa rruga strikte e vullnetarëve është ekonomike, me profesionalistët do të rritet pëlqyeshmëria, por edhe suksesit ngase rritet efiçienca. Për shembull, hartimi i akteve nënligjore ose krijimi i një broshure të anëtarësimit mund të marrë disa muaj për një komitet të pa përvojë.  Në fund të muajve, grupi ende mund të humb kohë në vendosjen e një logoje dhe përcaktimin e buxhetit. Një profesionist mund të hartoj këtë akt nënligjorë për rreth një jave (nëse ka qasje në informacionet e duhura) dhe të printoj një broshurë anëtarësimi brenda një muaji.

Një profesionist i menaxhimit të dhomës mund të lehtësojë dhe të përshpejtojë formimin e një dhome të re. Kjo është kritike, konsiderimi se vullnetarët dhe anëtaret e rinj e humbin interesin kur nuk shihen rezultate të menjëhershme. Anëtarët e rinj janë të shpejt në gjykimin e pikave të forta dhe dobësive të organizatës brenda vitit të parë. Një fillim efikas është esenca e një dhome të re.

Koha për të filluar ndërtimin:
Katër çerekë të punës

Puna mund të ndahet në katër tremujorësh në vitin e parë:

Çereku i parë:   Studioni tregun dhe hartoni një plan.

Çereku i dytë:  Vendosni bazat e suksesit.

Çereku i tretë: Ndërtoni mbi bazat e vendosura

Çereku i katërt: Vlerësoni dhe përmirësoni.

VITI I PARË

Çereku i parë — Studioni tregun dhe hartoni planin

Kur arkitektët fillojnë një projekt, ata së pari studiojnë mjedisin, vërtetojnë nëse ka nevojë për një strukturë të re, dhe dizajnojnë një plan për punën e tyre. Kjo u ndihmon në identifikimin e qëllimeve të projektit dhe të gjithë merren me të njëjtën punë. Faza e parë në konstruktimin e një dhome të tregtisë është saktësisht e njëjtë. Kërkon analiza dhe kërkime se përse duhet të formohet një dhomë e re. 

Pyetja kryesore duhet të jetë: Pse duhet të ekzistoj kjo organizatë e re? 

Qëllimi ndoshta përmban sens të një emergjence, dhe kjo do të shërbejë si një pikë grumbullimi për anëtarët potencialë.

Aktiviteti i radhës është i nevojshëm para se të fillojmë çfarëdo lloji të biznesit: Vëzhgo konkurset! Cilat janë grupet tjera të cilat po i mbijetojnë “elektoratit”? Çfarë shërbime po ofrojnë këto grupet tjera, dhe sa të kënaqur janë anëtarët e saj?

Tani fushëveprimi jashtë konsumatorëve potencial. Sa njerëz, kompani, dhe biznese të vogla janë anëtarë potencial të organizatës? A përfaqësojnë një bazë te madhe të mjaftueshme për të përkrahur dhomën? A janë konsumatorët potencial të lehtë për tu identifikuar dhe për tu arritur? Dhoma duhet të jetë në gjendje të kontaktoj anëtarët potencialë me e-mail, telefon, ose reklama për arsye potenciale.

Koha e shpenzuar në studimin e tregut potencial është kruciale në suksesin e organizatës.

Çereku i dytë – Vendosni bazat e suksesit

Pasi plani është krijuar, ndërtuesit fillojnë duke hedhur një themel të fortë në të cilin ndërtesa do të qëndroj. Ndërsa themeli i një ndërtese përbehet nga betoni dhe çimento, themeli i një dhomë është i përbërë nga një grup njerëzish entuziastë dhe të besueshëm.

Faza tjetër e punës kërkon ndërtimin e lidershipit duke formuar bordin e drejtorëve dhe komitetet. Këta individë dhe grupe angazhohen për realizimin e nevojave fillestare të dhomës.

Është veçanërisht e rëndësishme të identifikohet nevoja për lider me eksperiencë sepse një përpjekje e udhëhequr nga lojtarët kyç do të fitoj menjëherë vëmendje dhe kredibilitet dhe ndihmon të siguroj ndjekjen përgjatë kësaj periudhe të rëndësishme të startup-it . Këta lider do të bëhen përkrahësit e rrugëtimit. Është poashtu e mençur, megjithatë, të sigurohet se  përfaqësoni të gjitha fraksionet elektorale të cilat organizata do t’i ofrojë. Lidershipit dhe dhomës i duhet një përkrahje e gjerë, për këtë duhet të ketë grup jashtë në terren, dhe kjo nuk do të ndodh  vetëm nëse të gjithë mendojnë se kanë përfaqësim në aspektin e vendimmarrjes.

Pasi që organizimi i komitetit të është bërë, fillon puna e vërtet. Detyra të ndryshme mund të delegohen te individët dhe të raportohen kur grupi takohet në tërësi, në te njëjtën mënyrë komitetet raportojnë para bordit kur organizata të formohet dhe të filloj punën.

Çereku i tretë – Ndërtoni mbi bazat e vendosura

Ne këtë pikë formimi duhet të jetë i qëndrueshëm, kjo nënkupton se bordi dhe komiteti duhet të veprojnë si ekip, dhe drejtimi duhet të jetë i qartë për organizatën e re. Në gjashtë muaj, anëtarët dhe palët e interesuara do të gjykojnë vlerën e dhomës. Ajo do të jetë koha për të zhvilluar përfitimet dhe të planifikohet konferenca e parë vjetore.

Duhet të ketë komunikim ose një plan të marketingut për t’i informuar anëtarët, anëtarët e ardhshëm, aleatët, dhe të tjerët në lidhje me arritjet dhe qëllimet e dhomës. Komunikimi i jashtëm dhe i brendshëm janë esencial në vitin e parë. Draftimi i një plani strategjik do ta ruante “rrugën” e organizatës.

Çereku i katërt – Vlerësimi dhe përmirësimi.

Tash është koha të rishikohet progresi, anketimi i organizatës të cilën e keni ndërtuar, dhe të shikohet çka shkon dhe çka nuk shkon si duhet. Duhet të bëhet e qartë nëse supozimet, spekulimet, dhe puna kanë vlerë. A ishte misioni i fortë sa duhet për të nxjerrë një bazë të anëtarësimit? Në cilat pika komunikimi, marketingu dhe takimet patën efekt? Angazhimi i udhëheqësve të industrisë a ka ndikuar në krijimin e një udhëzuesi për dhomën?

Në një projekt të mirë, procesi i vlerësimit është esencial, lejoni bordin e drejtorëve të bëj korrigjimet për drejtimin e dhomës. Kjo poashtu është koha për të përcaktuar nëse projekti ka qenë i suksesshëm. Jo të gjitha dhomat kanë sukses. Do  të ketë pak arsye për të vazhduar nëse anëtarët nuk janë duke e marrë atë qe duan.

Çerekët mund t’i ndajmë në tre muaj secilin, varësisht nga madhësia e detyrave, mundësia e konsultimit, dhe resurseve, duke përfshirë punën vullnetare dhe financimin. Angazhimi i anëtarëve në fazat e hershme është thelbësorë ose në të kundërtën çdo detyrë do të bëhet edhe më e vështirë për udhëheqësit dhe vullnetarët.

Krijimi i një dhome të tregtisë nuk është i lehtë dhe do të  marrë kohë dhe përqendrim nga shumë njerëz. Jini të durueshëm. Roma nuk u ndërtua për një ditë!

 

Shto koment

Sign up to receive the latest updates and news

© 2023 Business Community of Kosova. All rights reserved.