Dhoma juaj e tregtisë

Dhoma juaj e tregtisë

Parathënie

Një shekull më parë, vetëm 40 qytete të mëdha të shteteve të bashkuara kishin Dhoma të Tregtisë. Sot, janë më shumë se 7,000 dhoma të tregtisë, dhe janë dizajnuar aq shumë programe jo profitabile për avancimin e interesave të komunitetit. Liderët civil dhe politik të shtetit pohojnë se dhomat krijojnë një komunitet më të fortë dhe më dinamik.

Kompanitë janë të interesuara në një sërë çështjesh, nga kujdesi shëndetësorë dhe transporti, në sistemin e edukimit dhe ndërtimin e forcës së punës. Më tej, burimet e pakta janë shkaku i bashkërendimit mes politikanëve, organizatave jo qeveritare, dhe udhëheqësve të biznesit, këto rrethana po qojnë në nevojën për të bashkëpunuar më shumë se kurrë. Një dhomë tregtie ka kualifikimin unik që të jetë pika fokale për t’i bërë këto përpjekje bashkëpunuese në emër të bizneseve dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive si për bizneset ashtu edhe për komunitetin.

Dhoma juaj e tregtisë: 

Ky material përbën një udhëzues për të filluar dhe për ta zhvilluar një dhomë të tregtisë. Ky udhëzues ju pajisë me mjetet e nevojshme për ta shtyrë përpara dhomën tuaj të tregtisë. Dhe për të vazhduar tutje me sukses. Këtu janë adresuar, pyetjet më të zakonshme të startup-ave, duke siguruar një rreze të gjerë kërkimi për informata të mëtejshme. Dhe në mënyrë efektive këtu përshkruhet se si një grup i interesuar, dhe i organizuar mirë mund të krijojë një klimë për rritjen dhe suksesin e bizneseve në komunitet.

Çka është një dhomë?

Një dhomë e tregtisë është një bashkëpunim vullnetar i bizneseve dhe një grupi njerëzish profesionistë të cilët duke punuar së bashku për ndërtojnë një ekonomi me te shëndetshme dhe e përmirësojnë kualitetin e jetës në komunitet. Si punon një dhomë për të përmbushur këto qëllime? Ajo duhet të jetë në gjendje për të marrë shumë funksione të ndryshme: Planifikimin dhe zhvillimin ekonomik, të jetë qendër informimi për turizëm, të jetë zëdhënëse biznesi, të jetë këshilluese dhe mësuese ekonomike, të jetë specialiste e marrëdhënieve me qeverinë, të jetë këshilluese e burimeve njerëzore, dhe këshilluese e praktikuese e marrëdhënieve të mira me publikun.

Kush janë anëtarët e dhomës?

Anëtarët e dhomës së tregtisë janë: bizneset, organizatat dhe individët e shqetësuar me klimën socio ekonomike të një komuniteti. Këto grupe mblidhen së bashku, sepse ata kanë një shans më të mirë për t’i avancuar proceset, veçanërisht kur flasin me një zë. Anëtarët e dhomave përfshijnë edhe atë dyqanin e vogël të pajisjeve hardverike, bankën në qendër të qytetit, bankën e ndërtimit, por mund ta përfshijnë edhe ekipin lokal të baseball-it. Nuk ka limite apo ndalesa në numrin ose llojin e anëtareve që zgjedhin të involvohen në dhomat e tregtisë.

Kush e udhëheq dhomën?

Dhoma e tregtisë udhëhiqet nga anëtaret e saj. Ata zgjedhin bordin e drejtorëve të cilët përcaktojnë politikat dhe qëllimet. Një president kryeson të gjitha mbledhjet e Bordit. Operacionet ditore të dhomës udhëhiqen nga menaxherë profesional. Ky person është një i punësuar me pagë. Disa komunitete të vogla kanë menaxherë të cilët janë poashtu vullnetar ose të punësuar me kohë të pjesshme.

Mbajini anëtarët të involvuar në dhomë, duke i inkurajuar ata të punojnë në komisione për zhvillim ekonomik, në edukim, të marrin pjesë në konventa për burimet njerëzore, në fushën e turizmit, në çështjet publike, dhe në marrëdhëniet e qeverisë.

Cilat janë objektivat e dhomës?

Me që dhomat punojnë për të përmirësuar ekonominë dhe kualitetin e jetës në komunitet, Dhoma ka parasysh këto objektiva të gjera: 

 Ndihmon në mirëqenien dhe rritjen e biznesit.

Rrit mundësitë e punësimit.

Inkurajon një zgjerim të rregullt dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve të komunitetit

Kontribuon në stabilitetin ekonomik të komunitetit në përgjithësi.

Promovon ndërmarrjet private në sistemin e tregut konkurrues.

Shto koment

Sign up to receive the latest updates and news

© 2023 Business Community of Kosova. All rights reserved.